Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Cana mes legjendave, Marseille vlerëson ish-mbrojtësin

Nga Klodiana 0

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana,  ishte mes emrave që kanë lënë shenjë në ekipin e Olimpikut të Marsejës ndër vite, i ftuar për të qenë pjesë në një ceremoni nderimi në stadiumin “Velodrom”.

Loriku ishte mes më të kërkuarve për autografe dhe foto nga ana e tifozëve marsejezë që ende nuk e kanë harruar mbrojtësin që me dyluftimet e tij në “Velodrom”, fitoi me meritë nofkën “Luftëtari”.

Cana, por jo vetëm, ishte i ftuar për ndeshjen e fundit të 2016 në “Velodrom”, atë që Marseja zhvilloi ndaj Lilës. Vlerësim veç futbollistit shqiptar, morën dhe Jean-Pierre Papin, Abedi Pele, Fabricio Ravanelli, Joslin Angloma, Jean Tigana apo Alain Boghossian.

Edhe në fushë, Marseja nderoi pjesëmarrjen e personazheve VIP, duke fituar 2-0 me Lilën. Golat në stadiumin e  qytetit port, u shënuan nga Gomi dhe Tovin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej