Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Çamëria e joçamëve!

Nga 27.al 0

Duke marrë shkas nga titulli, gjithkush mund të anatemojë këtë artikull si një qokë prej meje drejtuar PDIU-së, meqënëse unë jam dhe funksionar i kësaj partie. Ndërkohë që më shumë sesa si funksionar i PDIU, unë zgjedh që në këtë rast të flas si qytetar i Shqipërisë, madje si qytetar global, të cilit i interesojnë shumë çështjet e të drejtave të njeriut. Nuk nguroj asnjëherë të ngre zërin për të drejtat e kujtdo që mendoj se shkelen, kryesisht të operatorëve të biznesit, fushë të cilën e njoh mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime. Pavarësisht gjithçkaje, zgjodha të shkruaj për Çamërinë, jo si krahinë, por si fenomen, jo si çështje partiake, por si çështje civile, jo si detyrim politik, por si detyrim qytetar. Unë nuk jam çam, as kam toka në Çamëri, por ashtu sikurse edhe autoritetet kombëtare e ndërkombëtare janë shprehur qartë e pastër, i thërras ndërgjegjes sime qytetare për të kërkuar vënien e së drejtës aty ku i takon. Kam folur edhe për Sirinë, sepse është një vend i keqpërdorur dhe kjo nuk më bën sirian. Kam folur për terrorin e ushtruar në Francë e Turqi, por kjo nuk më bën as francez e as turk.

Çamëria duhet, dhe po trajtohet jo më shumë si krahinë sesa si fenomen, për të vendosur një standard të ri të së vërtetës dhe respektit të saj ndër vite. Anëtarët e komunitetit çam e kanë ndjeshmërinë shumë të lartë për këtë çështje dhe më besoni që kjo është e vertëtë si drita e diellit, pasi kam fatin që të punoj me ta dhe e ndesh në çdo diskutim. Por, unë dhe shumë të tjerë që nuk i përkasim këtij komuniteti, kemi mundësinë për të qënë pak më gjakftohtë në analizën e fenomenit “Çamëri”.

Rrota e historisë po e sjell këtë situatë të shumëpritur në tavolinën e zgjidhjes, një zgjidhje që mban autorësi ndërkomëtare, madje meqë ne zakonisht besojmë më tepër tek ndërkombëtarët sesa tek vetja. Artikulimi ndërkombëtar venit çdo pretendim të tendenciozëve për ta cilësuar si fenomen te paqenë apo si fenomen jo të rëndësishëm. Aty ku ka jetë të humbura, më e pakta që duhet të bëjmë, është si fillim të përulemi në respekt të jetës dhe më pas të kërkojmë pa rreshtur vendosjen në vend të së drejtës aty ku i takon. Kjo kërkesë qytetare tashmë është realitet i pakundërshtueshëm, i kërkuar me të drejtë dhe ndërgjegjie politike e qytetare nga “çami” Johannes Hahn, nga “çami” Robert Elsie, nga “çami” Aleksandër Meksi në fillimet e pluralizmit, nga “çami” Sali Berisha, nga “çami” Edi Rama, nga “çami” Ditmir Bushati, madje edhe nga “çami” në tentativë Ilir Meta së fundmi. Domosdoshmëria e vendosjes së dinjitetit i ka pozicionuar në emërues të përbashkët të gjithë këta politikanë, që para se të jenë të tillë, janë qytetarë që kërkojnë drejtësinë e munguar të vendoset aty ku i takon. Kompromiset momentale nuk e zhbëjnë dot historinë, prandaj vjen një ditë që haka shkon tek i zoti, sado që është vonë. Interesat politike kanë ndryshuar në kohë të veçanta intensitetin e trajtimit të fenomenit “Çamëri”, por asnjëherë nuk arritën dot të përbaltin jetët e humbura. Prandaj, sot e ndjej detyrim qytetar më së pari që të mbështes çdo iniciativë që vendos në rrugën e drejtësisë, çdo padrejtësi që i është bërë cilitdo komb e qytetar në mbarë botën, kurdoherë.

Quajeni si të doni, krahinë apo fenomen, çështje të të drejtave të njeriut apo çështje politike, reagim qytetar apo provincial, vetëm respektit për jetën nuk i vemë dot epitet.

Jeta e tyre nuk kthehem më, por dinjiteti duhet dhe do të kthehet!

Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm.

Me respekt, “çami” Ermal Telha!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej