Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Çamëri dhimbje e kohës, Çamëri

Nga Media 0

Nga Rudi Berisha

Sot degët e lisit me janë thyer

Nëpër kohë lotët bëhen gurë – varresh

Dheu i përgjakur është bërë shkëmb

Në fushat e bukura rritën lulet e gjakosura

ÇAMËRI

… Djepi që përkundi shumë fëmijë në kohë

Nëpër vite të masakruan foshnjën e porsalindur

Djepin e lashtësisë të djegën grekët – shovenistë

Të pushtuan tokën e falur nga Perëndia

ÇAMËRI …

Lotët tuaj janë dhimbja ime në çdo kohë

Toka jote është toka e Gjergjit të madh

Emri juaj është emër qe ka me veti-gjakun

Gjakun e shqipeve të atdheut tonë shqiptar

ÇAMËRI …

Toka e Ismal Qemal Vlora e bardhësisë tonë

Nga Dardania të shkruaj letrën më mallin e poetit

Në zemër të ruaj arkivën tuaj përgjithmonë

Do jesh në ngjyrën e lapsit tim të përgjakur

ÇAMËRI …

Me je dhimbje e shpirtit tim prej vitesh

Kam forcën e fjalës qe të qëndisi në kurorë

Ca të lidhur në aleancë me djallin e kohës

Të mbyllën portën qe të futesh në një Shqipëri

ÇAMËRI …

Ca të tjerë flasin ne emrin tënd Çamëri

E ty të harruan ditët kur burrat t’i vranë

Trupat e tyre i masakroj çeta – greke

E populli grek i mbrojti këta kriminelë

ÇAMËRI …

Je tokë shqiptare e mbushur me varre

Atje kam të parët e mi të mbuluar me dhe-atdheu

Shpirti i tyre nuk pushon i qetë atje në Çamëri

Deri sa të ngritët flamuri kuqezi atje-Shqipëri

ÇAMËRI …

Çdo ditë po të luftojnë qenien tuaj

Mundohen greket të asgjësojnë emrin  Çamëri

Po emri dhe toka-Çamëri është zemra jonë

Është tokë shqiptare do jetë përjetë-Shqipëri

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej