Byroja e Kuvendit ka përjashtuar Flamur Nokën me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Pesë votat e maxhorancës kanë shkuar për ndëshkimin e Nokës, ndërsa tre vota nga radhët e opozitës, kanë qenë kundër.
Byroja ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj ish-kryetarit të PD dhe njëherazi ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha.
Opozita protestoi edhe gjatë seancës duke kërkuar ndëshkimin e Ramës, çka solli edhe tensione në Kuvend, deri në ndërprerjen e seancës për të rinisur të premten në orën 08:30.