Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Byreku me lakra e lek, tradita e Novruzit

Nga Alma Kodra 0

Sipas traditës së kësaj feste fetare që festohet kryesisht nga bektashinjtë, por  dhe nga të gjithë shqiptarët, është byreku me lakra. Ky byrek simbolizon ardhjen e pranverës dhe duhen disa lloje barishtesh, 12 të tilla, por mund ta bëni dhe me më pak, mjafton të merrni në Pazar çdo lloj barishteje që shitet, hithra, spinaq, qepë të njoma, lëpjeta, lakra të ndryshme të egra, etj.

Përbërësit:

Lakra të egra,

dy kokrra qepë të vogla,

dy vezë,

djathë i bardhe.

Përgatitja:

Zbut lakrat me qepën e pak ujë e vaj ulliri, i shtyp me duar po të doni i ngrohni pak në zjarr, por pa i zierë ose pa i zkuqur, mjafton ti prisni hollë dhe ti shtypni me duar të gjitha bashkë.

Rreh vezët me djathin, pak vaj e kripë, hedh ca kopër e majdanoz, i përzien mirë e mirë dhe i bashkon me lakrat.

Brumin e byrekut e ndan në 6-7 petë, tri poshtë e tri ose 4 lart. Në mes shton masën e barishteve dhe e pjek.

Për ta zbutur përzien pak gjalp të shkrirë në mikrovalë në qumësht të ngrohtë dhe ia hedh sipër 5 minuta para se ta nxjerrësh nag furra.

Ah, se mos harroni lekun. Një monedhë të larë mirë e fusni në byrek dhe kur të ndani copat për gjithë familjen, atij që i bie leku, sipas legjendës do të ketë një vit me fat.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej