Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Byrek me kungull

Nga Ejona 0

 

Përbërësit:

  • 15 peta byreku të gatshme
  • 1kg tul kungulli
  • 300ml qumësht
  • 300gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 1luge miell
  • kripë
  • Sipas dëshirës copëza djathi

Hapat e përgatitjes:

Grijmë tulin e kungullit me rende me pjesën me të trashë të saj.

Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200gr gjalp dhe shtojmë kungullin duke e gatuar në zjarr të ulët per rreth 30 minuta; në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do ti avullojë lëngu i tepërt.

byrekNë një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100gr gjalp të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Kjo është harxha me të cilën do të mbushim byrekun.

Lyejmë me pak gjalp tavën ku do të pëtgatisim byrekun, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdonjerën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e harxhës me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumësht), harxhën e mbetur dhe e përfundojmë byrekun me 5 petat e fundit.

I kthejmë anët byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>