Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Buzëqeshja e një vajze që sapo ka dalë e gjallë nga shpërthimi në Nagasaki

Nga Media 0

Buzëqeshja e një vajzë që sapo ka dalë e gjallë nga gërmadhat, pas shpërthimit të bombës atomike në Nagasaki, në gusht të vitit 1945. Ajo akoma nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, në fytyrën e saj duket lehtësimi që ka shpëtuar nga e keqja. Është e gjallë.

Më 10 gusht 1945, një ditë pasi hedhjes të bombës atomike në Nagasaki, fotografi nga Japonia Yosuke Yamahata filloi të fotografonte shkatërrimin. Brenda 12 orësh ai kishte kapur më shumë se 100 fotografi që tregonin gjithë tmerrin që la pas bomba atomike; një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit.

Njëmbëdhjetë ditë më vonë, fotografitë e tij u botuan në një nga gazetat më të mediajaponeze në Mainichi Shinbun. Në vitin 1965, Yamahata befas u sëmur.

Ishte 48 vjeç dhe plot 20 vite pas hedhjes të bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki ,iu diagnostikua një kancer në stomak. Mjekët thanë se ndoshta sëmundja ishte shkak nga ekspozimi ndaj radioaktivitetit.

https://www.facebook.com/fotografiteqekaneberehistorine/posts/138268450192157

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej