Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Buxheti 2017 në Konferencën e Kryetarëve; PD e braktisi, Ahmetaj: Mbështesim rritjen ekonomike

Nga Klodiana 0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te perbashket shtypi, ku eshte arritur marreveshja me FMN dhe Banken Boterore, per nje marreveshje prej rreth 1 miliard dollaresh per tre vjet, e ndare ne 300-350 milione dollare cdo vit.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2017 morri miratimin e Konferencës së Kryetarëve vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita e braktisi mbledhjen.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, bëri të ditur për mediat dhe arsyet e largimit. Edhe pse përfaqësuesit e opozitës u larguan, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka vijuar prezantimin e projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve.
Pas përfundimit të kësaj konference, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace, i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke sqaruar procedurën e ndjekur. Ndërsa ministri i Financave, Ahmetajbëri të ditur disa nga prioritetet e buxhetit të shtetit.
Projektbuxheti 2017 do të shoqërohet nga një paketë fiskale, qe sipas ministrit do të ketë disa lehtësi për industrinë fasone, si dhe vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm për automjetet.
Projektbuxheti dhe paketa fiskale do të diskutohet në të gjitha komisionët parlamentare, për një periudhë 35 ditore. Më pas kalon për miratim në seancë.

Që në fillim të koferencës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka deklaroi se nuk do të ishin prezent dhe se këtë çështje ata e kanë bërë të ditur një ditë më parë edhe administratës së Kuvednit. Sipas tij, PD nuk mund të ishte pjesë e kësaj konference ku shpalosen vetëm mashtrimet dhe propaganda.

“Ne i kemi bërë me dije administratës që dje që nuk do të jemi pjesë e kësja konference sepse kjo qeveri jo vetëm nuk qeveris, por vazhdon me paturpësi të bëjë propagandë shoë dhe sot në këtë konferencë këkrkojnë ta përdorin në mënyrën më të shëmtuar për ti bërë propagandë shqiptarëve atyre që sot janë të mbytur në pikën e hallit të dalin dhe në stilin e kryeministrit të tyre do tu shesin përrallat e rradhës për botën e mirë ku jetojnë dhe për mirëqënien e lartë që ju ka sjellë rilindja dhe për këtë arsye ne u larguam dhe u kërkuam që edhe atat që janë aty brënda të shkojnë të bëjnë detyrën e tyre dhe mos rrinë aty të shesin përralla dhe tu bëjnë propagandë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. Nuk bëhet më fjalë për dokumenta të rëndësishme bëhet fjalë vetëm për letra propaganda për mashtrime që shqiptarët kanë 3 vjet që i dëgjojnë dhe e dini cila ëhstë jeta e vërtet e shqiptarëve.Nuk kanë as kurorumin ën mbledhje, edhe konferenca e kryetarëve ka nevojë për kuroum ti bëjmë oponencë institucionale kujt disa palacove dhe karagjozëve që mblidhe për tu shitur përralla pikërisht kjo është fatekqësia se ka ndonjëherë fatkeqësi në zgjedhje sic ka thënë dhe KM Rama por nuk është Trump fatkeqësia ajo që zjgodhen amerikanët fatkeqësia është ajo që kanë zgjedhur në 2013.Unë ju kërkova qartazi aty që të mos bëjnë palacon por të çohen dhe të ikin se atë detyrë kanë”.

Ndërsa kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe deklaroi se : “Konferenca e kryetarëve nuk ka nevojë për kurorum nuk shkruhet kërkund në rregulloren e kuvëndit kjo gjë dhe natyrisht nuk është e domosdoshme të jetë kuorumi mbi të gjitha në një mbledhje që nuk merren vendime. Vendimet i merr seanca plenare ajo mbledhje ëhstë një mbledhje në traditën e procedurave parlamentare ku prezantohet buxheti i shtetit dhe paketa fiskale. Pastaj kryetar i komisionit të ekonomisë i paraqet konferencës së kryetarëve projekt kalendarin për diskutimin e projekt buxhetit dhe paketës fiskale.Për kalendarin është paraqitur sot dhe natyrisht votohet në seancë plenare.Pra është seanca plenare ajo që ka atributin për të vendosur mbi këtë çështje. Sa për pjesën tjetër për të qënë në terren më vjen keq unë kam ardhur në mes të natës nga zona ime elektorale, z.Paloka ka qënë në hotel është e thjeshtë kjo gjë. Nqs ka ndonjë gjë për të cilën kanë nevojë dhe ata njerëz atje poshtë ëhstë buxheti i shtetit me qëllim që të gjithë ato vepra që janë financuar gjatë këtij vitit dhe kanë dhënë efekte goxha të mira në pjesë të konsiderushme të territorit për vaditje dhe kullim normalisht do të vazhdojnë dhe të financohen në një situatë akoma më të mirë që përballon rreshje akoma më të mëdhaja sesa këto që kemi patur vitet e fundit unë besoja që opozita do të ishte interesuar për përmbajtjen e buxhetit”, tha z.Braçe.

Ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se buxheti 2017 është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve. Buxheti i vititi 2017 vazhdon të mbështes rritjen ekonomike prej 3.8 % ai është buxheti i uljes drastike të borxhit e çojmë nën shifrën e marrë në vitin 2013 këtu duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetura.

“Është buxheti i financimit të shtrirjes së rimbursimit dhe të mbulimit me kujdes shëndetësor dhe të 600 mijë të pasiguruarve në republikën e shqipërisë ëhstë buxheit që mbulon në mënyrë evidente pushtetin vendor është buxheti ku fillon financimi i reformës në drejtësi.Pra jemi duke ju referuar një buxheti i cili shënon rekorde positive historike në 25 vite ëhstë mbështetur në rritjen ekonomike efektivitet më të mirë të sektorëve dhe në një menaxhim shumë më të mirë të borxhit, sigurisht të gjitha këto nuk janë pjesë e një platforme rozë, ku ka gjithmonë debat sesa rozë është Shqipëria. Shqipëria ka hallet e veta por vëndi ka lënën prapa krizën e vitit 2009-2013 krizë mbi të gjitha e keqmenaxhimit të financave publike.Ka lënën pas skenarin grek të shum përfolur nga disa të tjerë por sot shqipëria ëhstë ambicioze të ketë rritjen më të madhe në rajon.
Buxheti do të shoqërohet me paketë fiskale ka disiplinim të procedurave fiskale ka një ulje dhe heqje të tarifës doganore për një industry specifike më në fund e bëjmë të mundur edhe për shkak të suksesit të taksave dhe tatimeve ka nëj përgjysmim të rentës për të gjithë grupin e metalorëve brënda vëndit që është në favor të industrisë vëndase, ka një korigjim të akcizës për gazin e lëngët për përdorimin e makinave me synim disiplinimin e përdorimit të gazit dhe të mbushjes së bombolave përtej vëndeve të rrezikshme porn ë vënde të cilat janë të certifikuara pra gazi i lëngshëm për makinat vetëm qytetarët nuk preken, ulet akciza e uhanit të grirë të vëndit duke i dhënë një avancë prodhimit të vëndit dhe sigurisht ka një kalendarë disiplinimi të akcizës që ska të bëjë fare me nivelet.Nuk do të rritet akciza ka ulje për disa produket por jo akciza e cigareve nuk do të rritet”, tha ministri Ahmetaj.

Ai foli edhe për përmbytjet, duke thënë se situata që kalon vëndi për shkak të kushteve klimaterike që ka Shqipëria nuk është hera e parë, tashmë institucionet janë të mirëpërgatitura dhe të mirëfinancuara në planet e tyre edhe brenda fondeve të emergjencës. ” Kështu që nuk ka asnjë problematikë financimi të operacionevë në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës. Mund të ndërhyet në çfarëdolloj fondi kur ka situate të tilla nëse do lindi i kanë paratë në dispozicion të situatës”, tha z.Ahmetaj.

/MONITOR/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>