Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Busti i atdhetarit Pashko Vasa në Shkodër, në gjendje të mjerueshme

Nga Media 0

Busti i Pashko Vasës në Shkodër është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa koha vijon ta dëmtojë dita ditës.

Pjetër Logoreci ka postuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të bustit ku shkruan:

“…O e mjera Shkodër…, o e mjera Shqypni…, si e qite Pashko Vasën, kështu, me krye n´hi…???
…Busti i Pashko Vasës në Shkodër, lanë në harresë, si shtëpia e tij, nga Bashkia e papërgjegjeshme e Shkodrës…”

O moj Shqypni e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n’lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t’fitoni,
Besen e t’pareve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet’ e shkrete pa em’n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s’pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s’e do
Kete faqe t’zeze gjithkush e dro!
Para se t’hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n’dore le t’dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n’nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rreze,
Asht tok’ e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t’tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej