Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Bushati: PD të ndalë fletë-rrufetë në kryeqytetet e Europës

Nga Klodiana 0

 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me anë të një postimi në rrjetin social facebook thotë se kushti i vetëm për çeljen e negociatave është zbatimin i menjëhershëm i ligjit të Vettingut.

Bushati: Takimi në Berlin mes Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrit Edi Rama konfirmoi progresin e qenësishëm që ka bërë vendi ynë në rrugën e vështirë të reformave demokratizuese dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Siç konfirmon Raporti i Komisionit Europian shoqëruar me rekomandimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, zbatimi i menjëhershëm i ligjit të vettingut mbetet thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve. Ndërkohë që puna e nisur me përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe prirja pozitive e tre viteve të fundit konfirmuar në vlerësimet e Komisionit Evropian duhet të vijojë me ritëm të pandërprerë.

Tanimë shpresoj që për këdo të jetë e qartë ecuria, metodologjia, kriteret, pritshmëritë dhe kushtëzimet demokratike të këtij procesi, përfshirë edhe Partinë Demokratike. E cila mund ta dëshmojë mbështetjen e kontributin për këtë proces përmes veprimesh konkrete e jo fjalësh boshe.

Duke ndaluar fletë-rrufetë që ushqejnë lloj lloj të pavërtetash nëpër kryeqytetet kryesore të Evropës. Duke zhbllokuar ligjin e vettingut. Duke u përfshirë në një proces të njëmendtë për zbatimin e arkitekturës së re në drejtësi. Duke mos u bërë njësh kësisoj me sindikatën e drejtësisë.

Ky moment është gjithashtu test për pjekurinë tonë politike. Për të ndarë një herë e mirë interesin meskin nga objektivi kombëtar dhe aspirata e përbashkët evropiane.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>