Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Bushati: Në pranverë presim që Greqia të heqë “Ligjin e Luftës” (live)

Nga Klodiana 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë “Ligjin e Luftës”. Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t’u kthehen këto prona.

“Ka një dëshirë për t’u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri. Nuk është se ka një datë, apo afat për këtë gjë. Vizita të këtij karakteri shoqërohen me produkte konkrete. Kjo vizitë do ketë produkte konkrete dhe do të pasohet me vizita të tjera në Greqi dhe takime të përbashkëta.

Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre pasaka ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s’ka dyshime as për palëbn greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji. Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona.

Rifillimi dhe garantim i procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtara sa i tamion vendprehjeve të eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Garantuam një marrëveshje e cila nuk ishte kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Ka grupe të ekspertëve në terren që punojnë në terren. Janë dy vendprehje të firmosura që në 2009 mes Berishës dhe Karamanlis. Po negociojmë për heqjen e vulës apostolike, kursehen 4 mln euro në vit nga emigrantët shqiptarë”, u shpreh Bushati.

Marrëveshja e Detit, tha Bushati, do jetë një marrëveshje e re dhe do jetë më e mirë se ajo e 2009. “Çështja më delikate është demilitimi i hapësirës detare. Me Greqinë do kemi një marrëveshje të re detare”.

LIVE – Emisioni '5 Pyetjet nga Babaramo', i ftuar në studio Ditmir Bushati, Temë diskutimi: 'Interpelanca' me Bushatin

LIVE – Emisioni '5 Pyetjet nga Babaramo', i ftuar në studio Ditmir Bushati, Temë diskutimi: 'Interpelanca' me Bushatin

Posted by Shqiptarja.com on Monday, February 19, 2018

http://shqiptarja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej