Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Bushati në Bruksel: Greqia nuk e bllokon dot integrimin e Shqipërisë në BE

Nga Media 0

dhimitri

Është në interesin strategjik edhe të Greqisë, për ta mbështetur integrimin europian të Shqipërisë. Problemet mes nesh duhen thënë troç, ashtu siç janë dhe kjo do t’i shërbejë zgjidhjes së tyre.”

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot në Bruksel se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e hapjes së negociatave me BE-së. Bushati lajmëroi se ishte takuar me ministrin e  Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  Bushati sqaroi se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e problemeve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

Patëm mundësi të takohemi me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, të rajonit, me të cilat na lidhin disa çështje në disa procese, siç janë Bullgaria, Greqia, Rumani, Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, me të cilët jemi në një front për çështjet kundër terrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskuar edhe më gjatë për zhvillimet e periudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një  mekanizmi dialogu që kemi ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje.

Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës, por edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tonë. Pra, nuk do të përqendrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur nga e kaluara.

Nuk besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit europian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troç, ashtu siç janë, do ta përmirësojë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë, sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur integrimin europian të Shqipërisë“, tha Bushati.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>