Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Burri e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën

Nga Media 0

Në rubrikën “Shqipëria pa filtra” emisioni “Boom” në Ora News prezantoi mbrëmjen e sotme historinë e Sine Koldashit, nënë e 5 fëmijëve nga mosha 3 deri në 13 vjeç.

37-vjeçarja prej 2 vitesh është e detyruar të kujdeset e vetme për fëmijët, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin me burg për dhunë në familje.

Ishte dhjetori i vitit 2017 kur bashkëshorti i Sine Koldashit vjen në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi godet gruan 5 muajshe shtatëzanë, ajo bie nga kati i dytë duke humbur menjëherë fëmijën si pasojë e rënies nga lartësia.

Babai i 5 fëmijëve e lë bashkëshorten të shtrirë në oborr dhe shkon përsëri në lokal.

Fatmirësisht është djali, i cili pasi pa mamanë të mbuluar me gjak. I merr telefonin nga xhepi dhe lajmëron ploicinë, e cila vjen menjëherë në vendngjarje.

” Varfëria në kulm. Kam 5 fëmijë. Jam e vetme, burrin në burg. Nuk kanë ku të hanë. Bashkëshorti është në burg pasi unë isha shtatzanë pas 5 fëmijëve, ai erdhi i dehur, më gjuajti dhe unë e humba fëmijën. Më gjuajti me grusht, unë rashë nga ballkoni dhe humba fëmijën. Djali 11 vjeç ka marrë në telefon policinë dhe u ka thënë mami më ka vdek, bebi më ka vdek. E kanë marrë burrin tek lokali policia dhe e kanë çuar në burg. Është dënuar 3 vjet e 6 muaj”.

Po cila është frika më e madhe e saj kur bashkëshorti do të jetë përsëri i lirë?

“Kam frikën e djalit se mos ma vret djalin. Djali e futi në burg. Por, djali bëri veprimin më të mirë se më shpëtoi jetën, po të mos vinte policia do të vdisja në oborr.”

http://www.oranews.tv/article/historia-ne-boom-burri-e-hodhi-nga-kati-i-dyte-kur-ishte-shtatzane-djali-9-vjec-i-shpetoi-jeten

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej