Burrel/ 5 anëtar të një familjeve bllokohen nga përmbytjet, ushtria vë në dipozicion helikopterin “Cougar”
Nga 8 Nëntor, 2016 13:010

Një familje me pesë anëtar është bllokuar në banesën e tyre si pasojë e përmbytjes në qytetin e Burrelit.
Për shpëtimin e tyre janë nisur forvat ajrore, të cilat kanë vënë në dispozicion një helikopter “Cougar” pasi situatat paraqitet mjaft e rënduar.
Githashtu në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të shmanget përmbytja e qytetit.
Operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë-Krujë, në zonat në periferi të Tiranës si dhe në Borizanë dhe Derven.