Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Bularati/ Doda: Duhet të kishte një proces penal

Nga Media 0

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda komentoi ngjarjet e Bularatit si edhe masat e marra nga Ministria e Brendshme. Doda tha se përtej shpalljes së shtetasve non grata, ata duhet edhe të ishin ndjekur penalisht.

“ Mendoj që gjëja e parë që do të duhej të bëhej është që ata të mos futeshin fare në këtë vend. E kemi thënë edhe herë të tjera, sot ende ka persona të moshuar që kanë lindur në Camëri e nuk guxojnë të shkojnë edhe pse nuk paraqesin asnjë lloj rrezikshmërie”, u shpreh Doda, ndërsa theksoi se ceremonia e varrimit ishte e pa sens të bëhej ashtu si ubë, përmes një ceremoniali.

Duke komentuar reagimin e Athinës zyrtare për zhvillimet në Bularat, Doda tha e komentoi atë në dy qasje.

“ Nga njëra anë gjuha e Ezopit, gjuha me dy kuptime. Të drejtat e minoritetit, etj. Dhe po e thotë një shtet që nuk pranon asnjë minoritet duke thënë se është etnikisht i pastër, gjë e cila është shumë e rrezikshme. Dhe nga ana tjetër kemi një deklaratë të Cipras që nëse në fillim u shpreh i kujdesshëm, më pas foli për një zemërim të ligjshëm. Si mund të jetë i ligjshëm ky zemërim për një terrorist, ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj forcave të rendit“, u shpreh Doda, ndërsa tha se në asnjë vend të Botës nuk mund të mbahet heshtje në parlament për një akt terrorist.

Duke komentuar zhvillimet, Doda tha se rrënjët e këtij problemi janë në lejimin e  varrezave historike, që sot janë Varrezat e Këlcyrës, duke trajtuar si dëshmor ata që erdhën si pushtues në këtë vend, ndërsa nuk u kërkua reciprocitet për të rënët në Çamëri.

Doda foli për një tension në rritje nga ana e shtetit fqinj.

“Kanë kërkuar dhe kanë marrë atë që kanë dashur, toponimet, cështjen came të varrosur nga ana e këtij shteti, kanë kërkuar dhe kanë marrë detin sic e donin, kanë marrë ligjin për minoritetet, zgjerimin e zonave minoritare dhe është hapur një precedent i rrezikshëm. Është Himara. Ka qënë gjithnjë qëllimi i tyre”, tha Doda, ndërsa apeloi të kihet kujdes për të ardhmen.

“Segmente ultranacionaliste po krijojnë reparte me forca paramilitare dhe kërkojnë të fusin ndasi”, theksoi në vijim Doda,ndërsa apeloi edhe një herë Presidentin e Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë, për të parë deri ku ka shkuar penetrimi i ultranacionalistëve grekë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej