Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Bukuria madhështore e metrove nëpër botë (foto)

Nga Ejona 0

 

 

Fotografi Chris Forsyth udhëton çdo ditë në pjesët më të populluara të qytetit siç janë metrotë, për të sjellë tek ne bukuritë madhështore të fshehura nën to.

20 vjeçari ka shpenzuar dy vjet nëpër 150 stacione nëntokësore nëpër të cilat ka bërë mijëra fotografi si pjesë e projektit të tij “Metro”.

Në edicionin e tij të parë ai u përqëndrua në qytetit e tij të Montrealit ku iu dha dhe një çmim në vitin 2015 si “Fotografi Ndërkombëtar i Vitit”.

Forsyth thotë se “Stacionet nëntokësore të çdo qyteti kanë diçka të veçantë për të ofruar. Sistemi i metrosë Montreal është një mikrokozmos i arkitekturës kanadeze të viteve ’60.  Ndërkohë Tunnelbana në Stockholm  është e njohur si ekspozita më e gjatë e artit në botë.”

“Në Berlin ka një shumëllojshmëri stacionesh, të vjetra dhe të reja, mbi 170 të tilla. Ndërsa në Kanada çdo stacion ka karakterin e vet arkitekturor gjë që e bën të veçantë.

Kjo punë më ka hipnotizuar me të vërtetë, dhe ju mund të shihni një shumëllojshmëri të tillë të stileve arkitekturore në një kohë kaq të shkurtër. Shijojeni!”– shton Forsyth.

cnn1

Olympia Einkaufszentrum, Mynih

cnn2

Stadion, Stockholm

cnn3

Solna Centrum, Stockholm

cnn4

Westfriedhof, Mynih

cnn5

T-Centralen, Stockholm

cnn6

Ratthaus Steglitz, Berlin

cnn7

Jean-Talon, Montreal

cnn8

Richard-Wagner-Platz, Berlin

cnn9

Sherbrooke, Montreal

/CNN/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej