Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Bukuresht 1923/ Kur Asdreni deklaronte pasurinë: Kam një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë e një vreshtë

Nga Media 0

Si ka vepruar ligji për deklarimin e pasurive në Shqipëri 100 vjet më parë, kur zyrtarët e të gjitha niveleve deklaronin gjithçka kishin.

Deklarimi i pasurisë është sot një ndër çështjet më të diskutuara për shkak se procesi është me shumë rëndësi për zbatimin e gjergj-fishta-asdreni-lasgush-poradeci-ernest-koliqi-300x285reformës në drejtësi. Politikanë, gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, janë të detyruar të deklarojnë pasuritë e tyre si një praktikë që parimisht ndihmon në evidentimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Një praktikë e tillë ka ekzistuar qysh 100 vjet më parë. Na vjen e vërtetuar përmes “Fletës personale” të Aleksandër Stavre Drenova, Asdreni, poet, publicist, patriot shqiptar, autori i Himnit të Flamurit. Dokumenti është i vitit 1923. Ishte koha kur Asdreni ishte emëruar si sekretar i konsullatës shqiptare në Bukuresht. Me sa duket në dokumentet e marra në Arkivën e Shtetit, deklarimi i pasurisë ishte kriter qysh në atë kohë. Duket nga mënyra se si Asdreni e ka plotësuar me detaje fletën personale, kur rrëfen se ka një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë e një vreshtë.

Në 100 vitet që vijuan kjo praktikë nuk ekzistoi, për të mbërritur në ditët e sotme kur gjyqtarë, prokurorë, politikanë e zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi janë të mbytur në luks, por deklarojnë të ardhura modeste.

Fletë personale

Aleksandër St Drenova

Sekretar i konsullatës në Bukuresht

Lindur në Drenovë, katund në periferi të Korçës në vitin 1872.

Pas studimeve në gjimnaz vazhdova studimet për Shkenca Politike të shtetit në Bukuresht. S’kam diplomë.

S’kam patur nëpunësi shteti të huaj e as në Shqipëri. Për shumë kohë kam qënë sekretar i shoqërisë shqiptare të Bukureshtit.

Jam emëruar si sekretar i konsullatës në Bukuresht, fillova qysh me 15 të marsit, kur nisi të funksionojë kjo kontratë.

Jam i pamartuar

Në Drenovë kam një shtëpi pa çati, një arë dhe një vreshtë.

6 shkurt 1923 Bukuresh. Aleksandër ST Drenova

asdreni

Në një tjetër dokument duket se Asdreni, por edhe të tjerë zyrtarë të konsullatës nuk ishin paguar prej tri vitesh. Atje pasqyrohen të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me datën e nisjes për në Bukuresht dhe datën e kthimit drejt Tiranës. Në formularin e mëposhtëm ka një zë që lidhet me vërejtjet që mund të merrte nëj zyrtar. Asdreni nuk kishte asnjë vërejtje të marrë në jetëshkrimin e tij (CV), siç duket në këtë dokument.

asdreni2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej