Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Buffon: Tërhiqem në fund të sezonit…me Championsin!

Nga Klodiana 0

Gigi Buffon ka konfirmuar këtë të hënë se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“Me shumë mundësi do t’i jap fund pas këtij sezoni. Jam i qetë, nuk kam aspak frikë nga largimi prej futbollit. Thjesht jam kurioz për jetën në vijim, por nuk kam frikë t’i them lamtumirë futbollit.

Dua të fitoj Championsin. Edhe pse e di se këtë trofe do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më në formë në muajin mars. Shpresoj dhe uroj që të jetë Juventusi”, ka shpjeguar kapiteni i Juventusit.

Portieri i bardhezinjve ndihet krenar pikërisht për momentet e shkëlqyera të përjetuara gjatë karrierës së tij.

“Vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm, megjithatë nuk mundem t’i harroj vitet e Botërorit, apo mbërritjen te Juventusi pasi lash mes vuajtjesh Parmën”, thotë Buffon.

Numërimi mbrapsht për të sapo ka nisur, por më parë duhet të mendojë vetëm ndjekjen e ëndrrës së tij: kupa me “veshët e mëdhenj”.

http://top-channel.tv/2017/11/20/buffon-terhiqem-ne-fund-te-sezonit-me-championsin/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej