Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Brukseli: Kriza politike në Maqedoni, dëmton xhepin e qytetarëve

Nga Skenderi 0

Rritja ekonomike është në robëri të krizës politike, vlerësojnë nga Komisioni Evropian me parashikimin më të ri ekonomik për Maqedoninë, raporton Portalb.mk.

“Në mes të krizës politike, kompanitë private përmbahet nga investimet, rritja e kredive ishte  thuajse e sheshtë, ndërkaq Qeveria ka mbretëruar në harxhimet kapitale”, bëhet me dije nga Komisioni Evropian.

Sipas vlerësimeve, Maqedonia këtë vit duhet të ketë rritje të Bruto-Prodhimit Vendor prej 3.2 për qind, ndërkaq deri në vitin e ardhshëm deri në 3.6 për qind. Megjithatë, përforcimi i pritur në vend është nën rrezik, për shkak të pasigurisë së skenës politike.

Bruksel paralajmëron se investimet do të zvogëlohen, gjithashtu edhe forca shpenzuese e brendshme. Borxhi i shtetit megjithatë, edhe më tej do të rritet edhe atë nga 41.3 për qind nga BVP në 42.4 për qind.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej