Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Bruksel/ Dy policë theren me thikë. Alarm për bombë në stacionet hekurudhore

Nga Rexhina Biba 0

Dy oficerë policie janë sulmuar me thikë në atë që konsiderohet si një sulm i dyshuar terrorist, vetëm pak orë përpara se dy stacionet kryesore të kryeqytetit belg të evakuoheshin pas alarmit për bombë.

Udhëtarë të tmerruar u detyruan të largohen nga Stacioni Verior i Bukselit, ndërsa policia nisi menjëherë hetimin për ngjarjen.

Një zëdhënës i stacionit tha se “një mesazh kërcënues për bombë iu dha policisë.

Pak para njoftimit, një agresor me thikë në duar la të plagosur dy oficerë policie në Schaerbeek, rajoni fqinj ku terroristët e sulmeve në aeroport dhe metro të 22 marsit ngritën edhe “fabrikën” e tyre të prodhimit të bombave.

Zyra e prokurorit federal të Brukselit tha për “La Libre Belgique” se nuk ende nuk ka asnjë arsye “të besohet se ky ishte një sulm terrorist”. Megjithatë, një prani e madhe policore vërehet në stacion.

Ndërkohë, një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin tjetër “Gare du Midi”, duke shkaktuar edhe këtu evakuimin e të gjithë udhëtarëve.

Belgjika mbetet në nivele maksimale gatishmërie, që prej bombave që tronditën vendin në mars, ku u shënuan 32 viktima.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej