Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Bruçaj: Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në tokën shqiptare

Nga Skenderi 0

“Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare

Kështu e ka nisur mesazhin e mirëseardhjes për skuadrën e Izraelit  Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Gjithashtu Kreu Musliman i uron një qëndrim të qetë e në paqe në tokën shqiptare, futbollistëve Izraelit.

Dhe në fund Bruçaj shprehet” I uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!”

Mesazhi i plotë i Bruçajt:

Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.

Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!

Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!

bruacaj

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej