Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve

Nga Klodiana 0

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë, pasi i është propozuar një post më i lartë. Në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, Shehaj ka shpjeguar largimin e saj nga posti i  Drejtoreshës  së Përgjithshme të Tatimeve, këtë detyrë ajo e mbante prej 3 vitesh .

Kryeministri ynë është njeri i surprizave. Mora propozimin për një detyrë më të mirë dhe dhashë dorëheqjen nga Drejtoria e Tatimeve. Akoma nuk e kam marrë me shkrimin vendimin për emërim në detyrën e re. Motivi i largimit nga Tatimet është sigurisht detyra e re, që është më e mirë”, – tha Shehaj.

Nga ana tjetër  ndryshimet e drejtuesve të tjerë kanë qenë surprizë jo vetëm për ata që do të lënë detyrën, por edhe për ata që do ta marrin. Ndërkohë zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiri shkon këshilltare pranë kryeministrit Rama. Ndërsa Genc Mete është emëruar zv.ministër te Ministria e Financave.

NDRYSHIMET

Briseida Shehaj do të ulet në postin e zv/ ministres së Ekonomisë.

Vasilika Vjero do të jetë Drejtoreshë e Tatimeve, duke zëvendësuar Shehajn.

Pranvera Fagu do të ulet në postin e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

Bejla Ikonomi do të jetë Drejtoresha e re e Doganave duke zëvendësuar Fagun. Ikonomi qenë këshilltare ekonomike e kryeministrit Rama.

Irena Beqiri do të ulet në postin e këshilltares ekonomike të kryeministrit Rama, duke zëvendësuar Ikonomin.

Genc Meta bëhet zv/ ministër i Financave do të ulet në postin e mbajtur nga Beqiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej