Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“Brezi i vjetër i gazetarëve, sot milionerë të pasuruar në kurriz të qytetarëve”

Nga Media 0

Një deklaratë të fortë ka bërë politokogu Afrim Krasniqi lidhur me brezin e vjetër të gazetarëve shqiptarë, që sot, sipas Krasniqit janë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, të pasuruar në kurriz të qytetarëve.

“Bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit”, tha Krasniqi në “Ora News”.

“Brezi ynë, ku janë sot? Janë pjesë e problemit të Shqipërisë. Janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri.

Janë milionerë të pasuruar në kuriz të qytetarëve me fonde publike në emër të gazetarisë dhe duke shkatërruar konceptin e medias, lirisë publike dhe transparencës publike dhe janë bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.

Dhe këta njerëz janë njerëzit që çdo kryeministër i mban në krah dhe çdo kryeministër do t’i ketë aleatë dhe me këta njerëz kontrollon median në Shqipëri”, deklaron ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej