Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Brenda shtëpisë së George Michael (foto)

Nga Ejona 0

Hera e fundit, kur u filmua brenda shtëpisë së George Michael ishte në vitin 2004, kur Oprah Winfrey bëri një intervistë me yllin e muzikës pop.

Këngëtari i “Wham” i bëri një video gjithë shtëpisë pasi i kishte përfunduar komplet rikonstruksionin në vitin 2004. Ai ia prezanton shikuesve shtëpinë e tij duke thënë: “Jemi këtu, gati 1 orë larg nga Londra. Kjo është një shtëpi e shekullit të 16 që e kam blerë tre vite më parë dhe e kam mobiluar siç kam dashur vetë, në krah të lumit.”

Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, George thotë: “Ky është oxhaku, një oxhak origjinal. Kjo është dhoma ime e preferuar, ku ulem me kompjuter dhe punoj për orë të gjata. Piano është sendi im i preferuar në shtëpi”.

Në video duket se sa i apasionuar mbas mbajtjes së shtëpisë tradicionale ishte Geroge Michael. Pas vdekjes së tij qindra fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së Michael për të lënë lule e qirinj në nder të tij.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-4070686/George-Michael-took-Oprah-Winfrey-tour-house-died.html#v-4157899651465366579

/dailymail/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej