Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Bregu: Na duhen ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje

Nga Ejona 0

Kryetarja e Komisionit te Integrimit, Majlinda Bregu është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike dhe arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës do të vij në Tiranë edhe Fleckestein.

Në një intervistë për Vizion Plus, Bregu shpreson se në këtë process të ndihmojë edhe negociatori Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister. Ajo theksoi se faktori ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar palët te arrijnë një marrëveshje.

“Le te shpresojmë qe me mbërritjen ne date 25 ne Tirane, se bashku me raporterin për Shqipërinë, Fleckestein, mbase edhe zoti Eduard Kukan do t’u bashkohet, do te shohim se si do te zhvillohen dhe nëse sigurisht do te arrijnë duke respektuar edhe kërkesat e palëve ne arritjen e një kompromisi.

Te them te drejtën unë nuk mendoj se Shqipëria është ishull dhe as nuk mendoj se ne një proces partneriteti sikurse Shqipëria është duke qenë pjesë e strukturave të NATO-s, njëkohësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ne kemi luksin që ta shohim veten sikur kemi një forcë për t’i zgjidhur problemet tona, ndërkohë që realisht kemi treguar që kemi më shumë ego sesa dëshirë për të zgjidhur situatat. Për me tepër që besoj shumë se dy nga kërkesat kryesore qe ka opozita sot sikurse është zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, por edhe pjesa e dekanabizimit ose pjesa e luftës kundër drogës, sidomos kohet e fundit e muajt e fundit janë në kujdesin edhe të vëmendjes së ndërkombëtareve dhe nuk besoj se janë pak.

 Prandaj do të ishte shumë mirë që në këtë proces të ruajtjes dhe mbajtjes së partneritetit me këdo që mendon se Shqipëria e meriton kur ka plotësuar të gjitha detyrimet për të qenë vend anëtar i Bashkimit Europian, t’i japim gjithkujt mundësinë edhe kur nuk jemi të zotë vetë siç e kemi treguar për të na ndihmuar, mbase kthjellohemi të gjithë më shumë”,- u shpreh ajo.

Për situatën e krijuar në vend e për kërkesat e opozitës, Bregu bisedoi personalisht me McAllister, gjatë vizitës së saj pak ditë më parë në Bruksel. Ditën e martë, David McAllister do të mbërrijë në Tiranë dhe faktori ndërkombëtar po punon për të hartuar një dokument, i cili t’u vendoset palëve në tavolinë e të shërbejë për arritjen e një marrëveshje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej