Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Bregu: Miliona euro të vjedhura nga bankat dhe s’të kap njeri!

Nga Klodiana 0

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka reaguar pas vjedhjes që ndodhi ditën e djeshme në Qafë Kashar, e cila shprehet se në vetëm pak muaj, janë kater akte të rënda kriminale që kanë ndodhur në të njëjtën segment: Qafa e Kasharit-Rinas.

Me anë të një postimi në rrjetin social Fcaebook Bregu shpreh se edhe sikur Qafa e Kasharit të ishte Gryka e Mezhgoranit s’do të kishte qënë kaq e lehtë që brenda pak muajve të vidheshin ditën për diell mbi 15 milionë euro.

Postimi i plotë

Në vetëm pak muaj, janë kater akte të rënda kriminale që kanë ndodhur në të njëjtën segment: Qafa e Kasharit-Rinas. 3 vjedhje spektakolare thasësh me leke dhe një rrahje fizike e biznesmenit libanez. Madje po këtu ka ndodhur edhe atentati në 2015 ndaj Emiljano Shullazit e te tijve…

Edhe sikur Qafa e Kasharit të ishte Gryka e Mezhgoranit dhe jo një rrip rruge me fushepamje 360 grade, s’do të kishte qënë kaq e lehte që brenda pak muajve të vidheshin ditën për diell mbi 15 milione euro në makina të bankave duke e kthyer atë në pikën më të lakmuar ku as patrulla e policisë kurrë nuk të kap dot në aksion, as nuk të shqetëson njeri deri sa të zhdukesh gjurmet e tëe djegesh dhe makinat. Kështu bëhet shtetshkatërrimi se shtetformimi ka ikur ne drejtim te paditur.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej