Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Botërori i peshëngritjes, Qerimaj: Jam më mirë se në Europian

Nga Klodiana 0

Ka përfunduar faza përgatitore në Shqipëri për Erkand Qerimajn dhe Krenar Shorjen, dy nga 5 peshëngritësit që do të shkojë në kampionatin Botërorë të Amerikës. Sportisti shkodran shprehet optimist për një rezultat shumë të mirë edhe pse duke qenë supersticioz nuk premton diçka konkrete për tifozët e tij.

“Jam stërvitur shumë mirë dhe ndihem në gjendje optimale. Asnjëherë nuk i dihet se Botërori mbetet Botëror, por mendoj që jam më mirë se në kampionatin Europian”, shprehet Erkand Qerimaj.

Qerimaj u rendit në vendin e tretë në Europianin e Kroacisë në prill të këtij viti, rezultate që sipas trajnerit të tij Zef Kovaçi janë të përmirësueshme.

“Erkandi është shumë më mirë se në kampionatin Europian dhe këtë gjë e them me bindje. Megjithatë gara është garë dhe në botëror asnjëherë nuk i dihet, por nëse futemi deri në 5-tshe do të ishte shumë mirë për ne”, thotë Zef Kovaci, trajner peshëngritje.

Përpara mbylljes së këtyre përgatitjeve të botërorit, ku stërviten në vendin tonë vetëm 2 nga 5 sportistët që do të marrin pjesë, janë zhvilluar dy kontrolle dopingu që për Kovaçin ishin të pavlefshme.

“Për mendimin tim ishin kontrolle kot, nuk ka vend të botës që paralajmërohen sportistët 5 ditë përpara kur do të vijë kontrolli. Por u harxhuan ca leke dhe ato ishin kontrolle të pavlefshme”, shprehet trajneri.

Në Botërorin amerikan që fillon në datën 28 nëntor dhe zgjat deri më 5 dhjetor, sportistët shqiptar si Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, do të kenë avantazhin e përjashtimit të sportistëve kinez dhe rus, një shans më tepër për të arritur rezultate të mira. Ndërkohë më pak informacion ka për gjendjen e sportisteve Romela Begaj, Evangjeli Veli dhe Krenar Shorja. Garat për peshëngritësit shqiptar në këtë botëror do të zhvillohen në ditët e para të muajit dhjetor.

aahttp://top-channel.tv/2017/11/24/boterori-i-peshengritjes-qerimaj-jam-me-mire-se-ne-europian/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej