Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Bolt: Në 2017 tërhiqem nga atletika

Nga Klodiana 0

Usain Bolt konfirmon largimin e tij nga atletika në vitin 2017.  9 herë kampioni olimpik theksoi se do të japë lamtumirën përfundimtare garave pas Botërorit të Atletikës të vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Londër.

 “Racers Grand Prix do të jetë gara e fundit në vendin tim, ndërsa tërheqja përfundimtare nga të gjitha aktivitetet do të ndodhë pas Botërorit të Atletikës. E kam thënë në disa raste se dua të angazhohem në futbollin profesionist dhe do të shikoj nëse jam një lojtar i mirë. Të bëhem trajner në atletikë në të ardhmen? Jo, nuk dua. Duke parë se çfarë kalon trajneri im me mua, nuk e preferoj një gjë të tillë”, është shprehur Bolt.

Muajin e ardhshëm, sprinteri 30-vjeçar pritet të nisë përgatitjet për atë që do të cilësohet si sezoni i tij i fundit në pistat e atletikës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej