Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bojkotimi i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut do të sjellë një president shqiptar 

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Votuesit shqiptarë duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet për Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 21 Prill. Përralla se kandidati shqiptar do jetë përfaqësues i denjë ka përfunduar pa marrë parasysh se cili shqiptar është kandidati. Jemi dëshmitarë se çdo shqiptar që ka qenë kandidat për president nuk ka bërë gjë tjetër vetëm sa është vënë në shërbim të sllavomaqedonasve për të treguar para ndërkombëtarëve që në Maqedoni ka demokraci, por në të vërtetë ka vetëm stabilitet të brishtë.

Para pesë vjetëve ishte po Stevo Pendarovski kandidat për president i LSDM-së përballë Ivanovit të VMRO-DPMNE dhe partitë shqiptare bojkotuan për të votuar kandidatin e LSDM duke ndihmuar me mënyrat e tyre zgjedhjen me suksese të Ivanovit të VMRO-së.

Çfarë ndodhi pas pesë viteve që partitë shqiptare në qeveri të vihen në rresht për të votuar turravrap për Stevo Pendarovskin? Thjeshtë partitë shqiptare janë vënë në shërbim të partive sllavomaqedonase të pozitës dhe opozitës për përfitime ekonomike personale të liderëve të tyre.

Tashmë, LSDM hapur i shantazhon partitë shqiptare në qeveri me përgjimet që janë bërë gjatë kohës së qeverisë VMRO-BDI. Pra, drejtuesit e partive shqiptare janë pengje të aferave ekonomike, të Mostrës, Kalasë dhe Kumanovës, por votuesi shqiptar i ndershëm nuk duhet të mbetet peng i disa vasalëve apo mafiozëve politik. Votuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut bënë mirë që ditën e zgjedhjes për president të dalin me familjen e tyre shëtitje duke shijuar diellin e bukur të pranverës.

Nëse votuesi shqiptar bojkoton zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut më 21 Prill, atëherë si pasojë do kemi dështim të zgjedhjes dhe automatikisht kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do jetë ushtrues detyre si president i vendit. Atëherë, përse mos ta realizojmë sa më shpejtë dëshirën që një ditë të kemi një kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me gjak dhe gjuhë shqipe…?

Ka ardhur koha që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të tregohen krenarë dhe të zgjuar duke bojkotuar këto zgjedhje përderisa partitë shqiptare nuk bëhen bashkë ashtu si në zgjedhjet e fundit në  Malin e Zi.

Sa për kandidatin shqiptar Blerim Reka, ai nuk do marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë shqiptarë që kanë qenë ndër vite si gjenerali Gëzim Ostreni i BDI-së, profesori Iljaz Halimi i PDSH-së apo dhe bizesmeni Imer Selmani i DR-së. Diplomati apo profesori Blerim Reka bën mirë të tërhiqet nga kjo garë me qëllimin që mos të vihet në shërbim të asaj që nuk na pëlqen dhe që e dimë përfundimin.

E ardhmja nuk dihet se çfarë befasirash na ofron…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej