Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Boçi: Sistemi i Edi Ramës la në rrugë maturantët ekselentë

Nga Klodiana 0

luciano-boci-655x356

Luçiano Boçi në një dalje për mediat ka deklaruar se sistemi arsimor i Edi Ramës la në rrugë maturantët ekselentë.

“Dje ka përfunduar afati i regjistrimeve në universitet. Mijëra kuota janë ende të lira. Askush nuk thotë sot se çfarë do të bëhet me këto kuota. A do të plotësohen apo do të digjen? Nëse do të plotësohen a duhet një tjetër shtyrje afati? Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon. Foli për mesatare edhe pse dështimi i reformës në arsim u faktua nga mbetja jashtë dyerve të universiteteve të nxënësve të shkëlqyer. Asnjë nga ata me mesataren nën 6 nuk protestoi, por ishin ata me 9 dhe 10 që ia plasën në fytyrë injorancën dhe paaftësinë e Edi Ramës. Dështimi i tij sot është i qartë për këdo”, tha Boçi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>