Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Blofet e gjenive…

Nga 27-shi 0

Real Madrid – Eibar 1-1 Një tjetër barazim befasues i Realit të Madridit, duke e mbyllur në 1-1 takimin e sotëm në “Santiago Bernabeu”, kundër Eibarit. Skuadra baske ka shënuar që në të 6’ me anë të Riko, ndërsa Beil barazon në të 17’. Më pas 73 minuta dhe kampionët e Europës nuk mundën të shënonin qoftë edhe një gol dhe duke arritur barazimin e katërt rradhazi, ndërsa Eibar i ka marrë një pikë Realit, për herë të parë në historinë e këtij klubi.

31

Selta Vigo – Barcelona 4-3 Pas frenimit të Realit vjen menjëherë edhe humbja e Barcelonës. Kjo është KO e dytë e skuadrës së Luis Enrikes, që u mund 4-3 në Vigo nga një Seltë e çmendur. Në 33 minutat e para të takimit janë tri gola të vendasve, nga Sisto, Aspas dhe autogoli i Matjë. Në pjesën e dytë Barcelona u zgjua, duke shënuar dy herë, fillimisht me Pike dhe më pas Nejmar me 11 metërsh. Por më pas, Ter Stegen i dhuron një gol Hernanes dhe goli tjetër i Pikesë nuk ka më asnjë vlerë.

19

Totenham – Mancester Siti 2-0 Pas gjashtë fitoresh në po aq ndeshje të luajtura, Mançester Siti rrëzohet për herë të parë në “erën Guardiola”, duke u mundur pastër nga Totenham me rezultatin 2-0. Sfida e Londrës nuk kishte shumë histori, ndërkohë që për ta hapur mendoi vetë Kolarov, me një autogol që 9 minuta pas fillimit të ndeshjes,  ndërsa në të 37’ dyfishion Ali. Skuadra e Poketinos ka humbur edhe një 11-metërsh të ekzekutuar nga Lamela.

20

Mançester Junaitid – Stok Siti 1-1 Një tjetër hap fals edhe për Mançesterin e Murinjos, që nuk po mundet dot të bëj dy ndeshje të ngjashme. Djajtë e kuq kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Stok Sitin. Ibrahimoviç ka shpërdoruar shumë, ndërkohë që Junaitid e gjeti golin vetëm dy minuta pasi hynë në fushë Runi dhe Martial. Ishte pikërisht francezi që shënoi në të 69’, por në të 82’ Alen barazon gjithçka, duke shfrytëzuar edhe  një gabim të De Geas. Dy minuta përpara përfundimit, Pogba nuk mundet t’i japë fitoren të tijëve, kur pas një goditje me kokë, topi i përplaset në traversë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej