Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Bledi Çuçi: Presidenti i ri? E sigurtë është që nuk do pranojmë një kandidaturë nga PD

Nga Skenderi 0

Nis “skicimi” i Presidentit të dhjetë të Republikës. Ndërsa pritet që Kuvendi ta zgjedhë në harkun kohor 28 mars deri më 2 maj në pesë raunde, shumica ka nisur të shoshisë se cilat mund të jenë kandidatura për të qenë presidenti i radhës.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, për të bërë analizën e punës katër vjeçare të tij, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka thënë se nuk ka asnjë shans që kandidati të jetë një emër i dalë nga Partia Demokratike.

Nuk mund të them ende se cilët do jenë kandidatët, por jam i sigurtë se vetëm nga PD nuk mund ta dalë Presidenti që do të zgjidhet së shpejti.”

Kështu është shprehur Çuçi duke shuar zërat e një marrëveshje me kundërshtarët politikë. Ai shtoi më tej se PS nuk mund të lejojë që ky president të zgjidhet si figurë e dalë nga PD, duke i shtuar kësaj edhe faktin që këtë mundësi për të marrë një mandat të dytë nuk e ka as presidenti aktual Bujar Nishani.

Kurrsesi Nishani nuk mund të jetë president në një mandat të dytë”, ngulmoi Çuçi.

Deri tani emrat e hedhur si kandidatë të mundshëm për President të Republikës janë Ilir Meta, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Por, asnjë prej tyre nuk mund të quhet kandidaturë zyrtare.

Në historinë e shtetit shqiptar nga Ahmet Zogu te Bujar Nishani janë 9 presidentë. Ndërkohë që pas rrëzimit të sistemit komunist e deri më sot, nga 6 të zgjedhur, 4 prej tyre kanë ardhur si kandidatura nga e djathta (Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani) dhe vetëm 2 janë presidentë kanë qenë kandidatura të së majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani).

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>