Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Biznesmeni bamirës, fruta dhe perime falas për festa

Nga Ejona 0

Ai ka një biznes të vogël në Shqipëri dhe ka preferuar të ngelet anonim. Në këtë prag festash të fundvitit, jo se i ka paratë të tepërta e nuk di ku t’i çojë, por se ka menduar të dhurojë, pasi bamirësia nuk të varfëron, ka menduar të bëjë një gjest human e t’u vijë në ndihmë shumë hallexhinjve në vendin ku tregton.

Pronari i këtij biznesi të vogël, i cili ndodhet në Babrru ka nxjerrë disa nga produktet që tregton, jo në shitje, por për t’i falur. Bëhet fjalë për mollë, patate, disa karota e fruta-perime të ndryshme. Sipër tyre ka vendosur tabelën “Pa Lek”, çka tregon se kushdo mund të shkojë e të marrë sa të dojë nga ato që ofrohen.

Pse të mos kenë edhe të tjerët mundësinë që të marrin diçka falas, të gëzojnë fëmijët e tyre me një kokërr mollë apo me një darkë modeste të dhuruar me shumë dashuri? Ky është shqiptari që duam dhe shembullin e tij ndoshta duhet të ndjekim të gjithë. ky tregtar nuk ka dhënë miliona nga xhepi i tij, ama veprimi i tij ka bërë të lumtur sa e sa të moshuar, të cilët afrohen me drojë, por largohen të gëzuar e me një mijë e një urime për tregtarin.

/joq/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej