Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bisedimet me Kosovën, Vuçiç: Do presim edhe pak muaj për Asociacionin

Nga Klodiana 0

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të presë tre muaj e gjysmë, siç thuhet, për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, por, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë.

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se nesër do të flasin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, nga e cila pret fjalë inkurajimi dhe shtoi se temë kryesore e diskutimit do të jetë marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Në thelb ne jemi duke folur në lidhje me marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe çdo gjë tjetër është 10 për qind e bisedave tona. Kjo marrëdhënie përbën pengesën më të madhe në rrugën tonë evropiane. Serbia do të presë tre muaj e gjysmë për të AKS-në, por kjo nuk do të ndodhë. Pozicioni ynë është i qartë, por i vështirë, tmerrësisht i vështirë. Ne nuk flasim me shqiptarët por me vendet që kanë krijuar një Kosovë të pavarur, amerikanët, Mbretërinë e Bashkuar.. … Duart tona janë të lidhura, dhe qëllimi dhe interesi ynë është që të ruajmë sigurinë”, citohet të ketë thënë presidenti serb.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej