Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Birra ka efekt më të mirë se paracetamoli kundër dhimbjes së kokës

Nga Media 0

Kur kemi dhimbje koke, menjëherë mendja na shkon tek medikamentet mjekësore, por mesa duket një “revolucion” pritet të vijë. Sipas një studimi të botuar në “The Journal of Pain”, dy gota birre mund të jenë më efektive se një ilaç. Sipas studiuesve rritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak me 0.08 për qind i lejon organizmit të rrisë pragun e dhimbjes.
Nuk është e qartë nëse alkooli pakëson ndjesinë e dhimbjes sepse ndikon në receptorët e trurit ose sepse ul tensionin.  Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha: “Alkooli mund të krahasohet me ilaçe si kodeina dhe efekti që jep është më i fuqishëm se i paracetamolit”.
Megjithatë ekspertët priren të qartësojnë se rezultatet e këtij studimi nuk duan të anashkalojnë efektet e dëmshme të alkoolit në shëndet.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej