Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Biri im, në botë ka shumë njerëz që na duan dhe që na urrejnë

Nga Media 0

Nga Ilir Levonja

Duhet të dish

Biri im:
-Duhet të dish se në botë,
ka shumë njerëz që na duan.
Ka shumë njerëz që rregullojnë shtëpinë për ne;
ka shumë njerëz që mbajnë derën hapur,
ka shumë njerëz që na shtrojnë në tavolinë.
Ka shumë njerëz që mezi presin të na njohin,
ka shumë njerëz që ëndrrojnë të flasin me ne;
ka shumë njerëz që na vështrojnë me adhurim,
ka shumë njerëz te tille, duhet ta dish këtë.
Duhet të dish se me ne,
në të përditshmen tonë,
ka edhe shumë të tjerë
që na presin per orë të tëra zgjuar,
me orë përjetësisht dhe me sytë tek rruga.
Thjesht se na duan,
se shikojnë tek ne shtegun,
atë dritën fyllymtare që na lanë
sytë e ballit,
gjoksin e artë,
trupin,
apo shpirtin vere e kuqe.
Duhet të dish, te betohem,
ka shumë njerëz që na duan;
shumë fare ka!

-Po njerëz që nuk na duan,
njerëz që na urrejnë,
që mezi presin
të na gerhushen e
shajne;
njerëz që …?
-Eshtë herët të flasim për ata,
të paktën kësaj jete,
që s’është asgjë tjetër
pamja e një
gotë
uji!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej