Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Bini Toskë e bini Gegë…”/ 20-vjeçarët këndojnë vargjet e Fishtës te Memoriali i Skënderbeut (film)

Nga Media 0

“Porsi fleta e ejllit t’Zotit, po rreh flamuri i Shqipnisë, thërret bijt’ e Kastriotit, mu mbledh tok çetët e ushtrisë… “vargjet e Imzot Gjergj Fishtës, të cilat për një mbrapshti të historisë nuk u bënë dot Hymni i Shqipërisë, edhe pse menduar si të tilla, kjo nuk do të thotë se kumbimi i tyre nuk mund të jetë i fortë edhe sot.

Kjo është prova se vargjet e Imzot Fishtës, e kanë kaluar testin e kohës, energjia dhe forca e tyre evokojnë edhe sot pas kaq brezash ndjesinë e pamohueshme të krenarisë dhe atdhedashurisë.

Këta djem janë të gjithë 20-vjeçarë, studiojnë në Akademinë e Arteve, mbrëmë ata, në ora 23:00 të mbrëmjes mund të ishin kudo, në xhiro, në udhëtime, me familjen, me shoqërinë, me të afërmit, por jo…

…ata vendosën të ishin aty ku ajo forcë e brëndshme i udhëzoi, ajo forcë e brëndshme që i bëri bashkë e u ngrohu zemrat, ajo forcë që s’mund të ketë emër tjetër veçse atdhedashuri.

Sa ndjesi e mirë dhe dëshirë përbashkuese të ngjall përcjellja e një lajmi të tillë, kur sheh që një brez i ardhshëm të rinjsh, këndon Fishtën, brenda memorialit të Gjergj Kastriot në Lezhë, një brez i cili kupton fort mirë çfarë është atdhedashuria dhe ngrohtësia që ai sjell duke mos e ngatërruar për asnjë sekondë me atë çfarë është nacionalizmi i thekur dhe rrezikun që sot më shumë se kurrë struket nën të, në formën e disa tregtarëve flamujsh të rrejshëm.

Adelion Kola, Bern Ndoci, Elton Nikolli, Klark Kodra, Harlen Nikolli, Anduel Kovaçi e mbushën memorialin e heroit me kumbimin e tingujve të vargut të Fishtës, na ngrohën zemrat, e na bënë krenarë të gjithëve.

Ato mure kishin shekuj që prisnin të dëgjoni diçka të tillë, një kumt përbashkimi, një lidhje bese, një zotim për të qëndruar bashkë, ashtu si dikur, në po të njëjtin vend, shumë shekuj më parë…

Porsi fleta e ejllit t'Zotit

Të rinjtë e Akademisë së Arteve këndojnë vargjet e Fishtës brenda memorialit të Heroit Kombëtar.

Publiée par Lezha News sur Vendredi 18 janvier 2019

http://lezhanews.com/kryesore/bini-toske-e-bini-gege-ja-cfare-ndodhi-mbreme-vone-te-memoriali-i-skenderbeut/?fbclid=IwAR2jME8FXaU8EWdyDBZdI3EKElwz1eD8OguesKhxtR5WVtvptX61sGRyLN4

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej