Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Bill Gates mund të bëhet ‘trilioneri’ i parë në botë

Nga Klodiana 0

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është në rrugë e sipër për t’u bërë trilioneri i parë në botë brenda 25 viteve, thotë një studim i ri. Raporti i nxjerrë nga Oxfam, që studion pasurinë dhe varfërinë globale, sapo ka zbuluar një dokument që thotë se që nga viti 2015, 1% e popullsisë ka zotëruar më shumë pasuri se sa 99%, dhe se 8 persona në botë posedojnë të njëjtën sasi parash sa gjysma më e varfër e popullsisë.

Studimi parashikon se pasuria e ardhshme e Bill Gates, duke pasur parasysh dhe zhvillimin e investimeve të tij, rritet me 11% që nga viti 2009, shkruan The Independent.

Sipas këtij vlerësimi, Gates, që momentalisht është numri 1 në listën e më të pasurve të revistës Forbes me pasuri 85 miliard dollarë, mund të arrijë lehtësisht një pasuri prej 1 trilion dollarësh në moshën 86 vjeçare.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej