Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Bie suvaja në shkollë, ndërpritet mësimi në fshatin Kurcaj të Krujës

Nga Klodiana 0

Në shkollën 9-vjeçare “Vesel Brama” në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël në rrethin e Krujës, ka pasur shkëputje të suvasë çka ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, por edhe të stafit pedagogjik.

Ditën e enjte, rreth orës 11 e 30, kur mësuesit po zhvillonin një mbledhje në drejtori, ata kanë kane dëgjuar një tronditje, fillimisht kanë dyshuar për termet, por pasi kanë verifikuar ka rezultuar se copa suvaje janë shkëputur dhe kanë rënë në klasa të ndryshme.  Drejtoresha e shkollës ka njoftuar menjëherë drejtuesit e bashkise Kruje.

“Dje, në momentin që ishim në një mbledhje, dëgjuam një shembje. Fillimisht menduam se ishte tërmet. Për fat të mirë nxënësit ishin jashtë ambienteve të shkollës. Sot ne kemi ndërprerë mësimin sipas udhëzimit të marra nga zyra arsimore, nga kryetari i bashkisë dhe nga administrata.

Shkolla është tërësisht jashtë funksionit, ishte fat që nxënësit nuk ndodheshin brenda kur ndodhi shembja. Kjo gjendje nuk u bë tani, shkolla ka qenë ndër vite kështu”, tha drejtoresha e shkollës, Lume Neziri.

http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/bie-suvaja-n–shkoll–nd-rpritet-m-simi-n–fshatin-kurcaj-t–kruj-s-455012.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej