Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Beteja e 17 dhjetorit 1944 për çlirimin e Çamërisë, Napolon Zerva në krah të nazistëve

Nga Media 0

partizan came 1944

10 mijë forca të Napoleon Zervës rrethojnë zonën në kufirin shqiptaro-grek. Mobilizimi i popullsisë çame përkrah forcave greke të rezistencës kundër pushtuesit gjerman

musa demiKur duhej që dikush të sakrifikohej për të ndihmuar në betejat për të mundur Zervën, sigurisht që të parët do të ishin çamët. Forcat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare shqiptare, në dhjetor të vitit 1944, vendosën kështu që të organizojnë forcat çame në luftë kundër atyre të Zervës që ishin në kufirin shqiptaro-grek.

Në një dokument të 17 dhjetorit të vitit 1944, komanda e LANÇ në Sarandë e Gjirokastër, informon Shtabin e Përgjithshëm se forca të shumta të Zervës kanë rrethuar Çamërinë e përballë tyre janë ato të rezistencës kundër okupatorit gjerman. Këto të fundit, të quajtura EAM-i, ishin në bashkëpunim me forcat shqiptare të çetave partizane. Forcat e EAM-it kërkuan që çamët që ishin larguar nga Çamëria të afroheshin në këtë betejë me Zervën për të luftuar për çlirimin e Çamërisë. Pra, është fjala për forca greke që kanë kërkuar ndihmën e çamëve për të mundur famëkeqin Napoleon Zerva.partizan came

Informacioni i detajuar vjen përmes dokumentit të marrë nga Arkiva e Shtetit. Atje reflektohet situata e vështirë, në të cilën ndodhen forcat shqiptare. Ata kërkojnë nga Shtabi i Përgjithshëm se si të sillen në se në territorin shqiptar do të duhet të hyjnë forcat e rezistencës greke kundër okupatorit gjerman. Ka një detaj të paqartë në këtë dokument ku theksohet se “Për mbrojtjen e Kufirit, Forcat tona kanë urdhër për hyrje të Zervës”. Në dokument theksohet gjithashtu: “Për mobilizim të çamëve, presim udhëzime nga Shtabi i Përgjithshëm. Presim udhëzime urgjente nëse forcat e EAM-it detyrohen të hyjnë në territorin tonë çfarë qëndrimi duhet të mbahet”. Duket disi e paorientuar komanda shqiptare lidhur me qëndrimet që duhet të mbaheshin ndaj Napoleon Zervës dhe kundërshtarëve të tij, të cilët ishin në të njëjtin front lufte me LANÇ.

mat4

cam20

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>