Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Besnik Mustafaj provokon me librin “Ëndrra e doktorit”

Nga 27.al 0

Romani është stilizim i “Doktor Adhamudhit”, ku gjen si Enver Hoxhën, si Sali Berishën, si Edi Ramën

Një roman provokues që satirizon liderët e politikës shqiptare vjen në panairin e librit nga autori Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish­ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha.

Libri i tij më i ri që mban titullin “Ëndrra e doktorit” fsheh personazhet e vërtetë përmes rishkrimit të stilizuar të një varianti tjetër të komedisë së njohur “Doktor Adhamudhi” të Andon Zako Çajupit.

Duke lexuar faqet e këtij libri, kuptohet qartë se liderët e politikës shqiptare të fshehur pas kësaj figure janë Enver Hoxha e Sali Berisha, që njihet me epitetin “doktori”, por edhe Edi Rama, siç u shpreh vetë autori i librit Besnik Mustafaj.

Unë besoj se është gjithëkohësia  shqiptare, në raport me problematikën që mbart “Doktor Adhamudhi”, i cili është në origjinën e tij. Pra, çdo tentativë për ta vendosur në një periudhë vetëm të lokalizuar kohore, do të ishte e gabuar. Unë shpresoj se ja kam arrit.

Shumë ngjashëm mund të ishte, nëse duam ta themi asosacionin shumë më të qartë e gjej në një intervistë të Edi Ramës, babait të Rilindjes së sotme, i cili sapo u bë kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia”­ tha Besnik Mustafaj për Report TV.

Shkrimtari Besnik Mustafaj në fokus të këtij libri ka marrëdhëniet dramatike të individit me historinë dhe satirizon ata tipa liderësh që kanë udhëhequr Shqipërinë për gati një shekull, të cilët sipas analizës që i është bërë në këtë promovim kërkojnë që të marrin mbi vete meritat dhe atributet e historisë.

/gazetatema.net/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>