Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Besnik Mustafaj: E vërteta për Sali Berishën dhe Ismail Kadarenë

Nga Klodiana 0

Shkrimtari Besnik Mustafaj ka polemizuar ashpër me studiuesin Bashkim Kuçuku në lidhje me një ngjarje të rëndësishme kulturore, kur Mustafaj shërbente si ambasador në Francë. Bëhet fjalë për mungesën Sali Berishës si President i Republikës në ceremoninë e anëtarësimit të shkrimtarit Ismail Kadare në Akademinë Franceze të Shkencave Morale.

Ja cili ka qenë reagimi i Besnik Mustafaj në rrjetet sociale:

Në seminarin ndërkombëtar kushtuar veprës së Ismail Kadaresë, organizuar në Tiranë javën e kaluar, kishte një kumtesë edhe Bashkim Kuçuku, ky Profesor Doktor në fushën e studimeve mbi letërsinë. Punimi i tij, në të vërtetë, me sa u botua në shtyp, nuk shqyrtonte veprën e madhe të Kadaresë, por synonte të tërhiqte vëmendjen tek armiqësia politike e të gjitha qeverive ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Mua personalisht nuk më duket se i bëhet ndonjë shërbim i çmuar veprës së Kadaresë me këtë fushatë të stërgjatur në vite e shpesh të banalizuar, për ta paraqitur medoemos autorin si viktimë. Por, kjo është një çështje tjetër.

Në kumtesën e zellshme të Bashkim Kuçukut sillej si fakt armiqësie mungesa e Sali Berishës në ceremoninë e pranimit të Ismail Kadaresë në Akademinë Franceze të Shkencave Morale në mesin e viteve ‘90. Asokohe unë kam qenë ambasador i Shqipërisë në Paris dhe e di shumë mirë të vërtetën. Sali Berisha, President i Republikës në atë periudhë, nuk ka qenë i ftuar. Për t’i thënë gjërat me emrin e tyre, Bashkim Kuçuku në këtë rast të paktën shpif në një mënyrë shumë të padenjë për titullin që mban. Pse e bën? Kjo do të donte një analizë të gjatë, të lidhur kryesisht me personalitetin e këtij profesor-doktori dhe të të ngjashmeve të tij, por edhe me mënyrën si po zhvillohen sot te ne studimet mbi letërsinë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej