Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Bersant Celina heq banderolën pro serbe

Nga Klodiana 0

Mesfushori i Kosovës Bersant Celina është bërë sërish protagonist në sfidën e Twentes kundër Feynoord.

Në një moment, një grup tifozësh të Twentes kanë shpalosur në shkallët e impiantit sportiv një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Celina i cili e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit ka ndërhyrë dhe ka kërkuar heqjen e banderolës dhe menjëherë më pas, shërbimet e sigurisë në stadium kanë bërë të mundur palosjen e saj.

“Mos më keqkuptoni! Unë i dua fansat tanë. Kemi fansat më të mirë në këtë vend, por kam zero respekt për individët që bënë këtë veprim”, shkruan Celina në rrjetet sociale.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej