Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Berisha: Synojmë vendin e dytë

Nga Klodiana 0

Etrit Berisha portieri i kombëtares shqiptare ka thënë se objektivi kryesor i portierit  me kombëtaren është vendi i dytë në grup dhe kualifikimi për në botëror.
Me Izraelin është ndeshja jonë më decizive sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë. Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë”, u shpreh portieri i Atalantës në Serie A. Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha stërvitjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket”, tha Berisha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>