Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Rama Berisha, replika në kuvend për biznesmenin libanez

Nga Skenderi 0

Ish-kryeministri Sali Berisha,  gjatë fjalës së mbajtur në kuvend, ka akuzuar qeverinë për dëbimin e biznesmenëve nga vendi, duke iu referuar rastit të kompanisë libaneze “Omnix”.

“Qeverisë i është ankuar konsulli shqiptar në Liban, sepse biznesmenin libanez e ka kërcënuar Besnik Sula me jetë”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, “ndaj kompanisë “Omnix” ka qenë kryeministri Edi Rama që i anuloi dokumentin”. “Pastaj e rikthyet sepse i morët rryshfet, por i donit rryshfet më të madh, prandaj ai iku”.

Ndëra Rama reagoi ndaj akuzave të bëra nga Berisha duke thënë  se shkaku i largimit të biznesmenit nuk kishte të bënte me klimën e investimeve të qeverisë, por me vendimin e gjykatës e cila i njohu pronën kositësit të barit brenda zonës ku do të bëhej investimi. Sipas Ramës dhunuesit ishin arma, dora që e goditi ishte gjykatësja.

Rama: Ai sipërmarrës ka ardhur në zyrën time dhe më ka parashtruar nga a tek zh të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme thjesht administrative.

Qeveria jonë ia zgjidhi të gjithë problemet, por papritur e pa kujtuar i dha dajak një gjykatëse që ktheu pronën brenda zonës së investimit dhe e kthen në korrik të këtij viti që bëhet shkak.

Ato goditje të atij, ata që ia dhanë, ia dhanë sepse fuqinë e morën nga gjykatat e tua Sali dhe nga gjykatësit e tu Sali dhe sistemi i drejtësisë që ngritët ju të gjithë bashkë dhe me reformën në drejtësi duam ta përmbysim
Ku si ajo nga gjykatësja që bën një kthim prone me motivacinin që ata që e marrin kanë prerë barin aty. Kjo është e vërteta.

Ata ishin arma dora që e goditi ishte gjykatësja. Duhet të jesh qorr të mos kuptosh se ku i ka rrënjët. Ishte minë që i vuri pushteti juaj dhe plasi në këmbët e atij sipërmarrësi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>