Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Berisha e braktis Komisionin për CEZ. Ristani: Balla në konflikt interesi

Nga Rexhina Biba 0

Ka zgjatur vetëm 30 minuta qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e CEZ-it.

Menjëherë pas largimit të tij, mbledhjen e bojkotuan dhe deputetët e tjerë të opizitës.

Deputeti Arben Ristani kërkoi që Balla të mos drejtojë Komisonin, pasi sipas tij është në konflikt interesi për shkak se ka qenë në proces gjyqësor me familjarët e ish-kryeministrit Berisha.

Balla tha se nuk nuk ka konflikt interesi dhe se Komisioni  nuk do të tërhiqet duke paralajmëruar sërish ish-Kryeministrin Berisha që të paraqitet në komision pasi është thurrur 3 herë radhasi dhe nëse refuzon paraqiten, komisioni i drejtohet policisë së shtetit që të bëjë të mundur sjelljen me forcë të dëshmitarit për të dëshmuar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>