Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Berisha: 18-vjeçari vdes duke punuar në HEC-in e Tamarës, policia e fsheh

Nga Media 0

Një i ri ka humbur jetën duke punuar në një HEC në Tamarë, ndërsa policia ka fshehur ngjarjen. Ky është denoncimi që bën ish-kryeministri, Sali Berisha.

Postimi i plotë

Fshihet vdekja e të riut Sebastian!

Qytetarët dixhital denoncojnë:

-Narkopolicinë dhe sipërmarrësin e partisë se fshehin të vërtetën e vdekjes së të riut 18-vjeçar në Hec-in e Tamarës.

Të dashur miq, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së të riut Sebastjan Bunjaj për humbjen e tyre tejet të dhimbshme e të pakompensueshme, dënoj me ashpërsinë më të madhe si një krim të shëmtuar çdo përpjekje për të manipuluar dhe fshehur të vërtetën e vdekjes tragjike të Sebastjanit (djali në foto) nga narkopolicia dhe pronari i Hec-it.

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

Do ju lutesha ta publikoni Zoti/Berisha …. Një ngjarje e rëndë ka ndodhë në Tamarë …. 1 punëtor, Sebastjan Bunjaj, 18-vjeç, në Hidrocentral ka humbur jetën. Gjithçka po mbahet e fshehtë nga policia dhe media për arsye se ka qene i pa siguruar dhe gjithë punëtorët atje shfrytzohen në maksimum dhe askush nuk i denoncon sepse janë njerz të fuqishëm dhe kanë frikë … Djali që humbi jetën sot është 18 vjeç…Të lutem publikoje që mos të kemi viktima të tjera. Sot kishte kontroll dhe nga nxitimi është munduar të rregullojë një defekt dhe aty ka humbur jetën. Anonim të lutem se dua të jetoj në Shqipëri.

Përshëndetje zotni, Dr Berisha, të lutem shiko si në Hidrocentralin e Tamarës në Kelmend vdes i riu 17-vjeçar si punonjës i padeklaruar. E paguante 150 mijë lekë të vjetra në muaj e punonte turbinist në punë të zezë . Bie ne tension dhe mafia socialiste fshehin aktin. Thonë se ishte i sëmurë dhe vdes për infarkt, turp.

Nuk bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore. Vdes në hidrocentral i riu Sebastjan Bujaj dhe pronari socialist, Kol Gjoni bëhet zemërgjerë, paguan shpenzimet mortore.

Foto e publikuar nga Berisha
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej