Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Berat, prefekti Nasufi: Godinat e shkollave në gjendje të mjerueshme

Nga Ejona 0

 

Analiza 9-mujore e institucionit të prefektit të qarkut në Berat Fadil Nasufi ka risjellë në vëmendje gjendjen shumë të rënduar të disa godinave të shkollave në këtë qark.

Nasufi, njëkohësisht ish-kryebashkiak i Beratit tha se në shumë shkolla viti mësimor ka nisur me godina të palyera, të padizinfektuara pasi specialistët nuk shkojnë në terren për të parë nga afër situatën.

Nasufi: “Kemi shkolla që nuk krahasohen me vitin 1945, që kur ka filluar reforma e parë e analfabetizmit në Shqipëri.

Për pretendimet e ngritura nga institucioni i prefektit, burime pranë bashkisë së Beratit që drejtohet nga Petrit Sina i LSI thonë se situata e godinave të shkollave ka qenë edhe më e keqe më parë. Por njësia e re vendore thotë se bashkia gjatë këtij viti shkollor ka marrë masa me rikonstruksionin e disa godinave si Shkolla “1 Maji”, kopshti “Çlirim 2” etj.”

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej