Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Beqir Plaku, çami që dënua me vdekje dhe i torturuan nanën

Nga 27.al 0

Beqir Ali Plaku është një person tjetër që është raportuar në Bazën e të dhënave të ICMP-së si i humbur i komunizmit.
Ai ka një histori të veçantë, e cila rrëfehet nga e bija.
Arrestimi u bë në mëngjezin e ditës 3 korrik të vitit 1960. Atë ditë u arrestuan edhe dy xhaxhallarët e tjerë, xha Mero Plaku në Tiranë dhe xha Mushir Plaku në Kavajë. Atë ditë u arrestuan 300 veta në gjithë Shqipërinë e të gjithë çamë. U quajtën grupi i Teme Sejkos, të cilët akuzoheshin për tradhëti e bashkëpunim me rusin, por babai, xha Mero, xha Mushiri, kishin dosje në vete e nuk ishin me grupin e Temes. Famijarët tonë akuzoheshin që kishin pritur vëllain e tyre, Rushitin si agjent i CIA-s e nuk e kishin dorëzuar. Në atë periudhë arrestuan edhe nanën, Mine Plaku. E mbajtën një muaj në hetuesi me presione e hetime që të nxirrnin ndonjë gjë prej saj, apo ta detyronin që ajo të aprovonte shpifjet e tyre. Mbas një viti u bë gjyqi me dyer të mbyllura dhe babai u dënua me pushkatim, Mero me 12 vjet, Mushiri 8 vjet. Eshtrat e babait nuk u gjendën kurrë.”

* Marrë nga faqja në facebook të Në kërkim të të zhdukurve të Shqipërisë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>