Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Beqir Nuredini: Ilir Meta shkoi të flerë me mullixhinë

Nga 27.al 0

Kryetari i Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit amfib të Ilir Metës gjatë vizitës së tij në Athinë.

Sipas të zgjedhurit vendor të PDIU-së, Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje e dinjitetit njerëzor e kombëtar dhe jo peng i mediokritetit të politikës së ditës.

Më poshtë deklarimet e Beqir Nuredinit në rrjetet sociale:

“Me qetësi e dashuri” ju thotë Ilir Meta grekëve, a thua se po bën pazarin e radhës mes Bashës e Ramës…
Po a e di o zotëri që Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje e dinjitetit njerëzor e kombëtar?

Me titullin kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të sillesh si ai që “për inat të sime vjehrre shkon e flen’ me mullixhinë”.

Në këtë rast, është meskinitet dhe mediokritet i madh të kufizosh Çështjen Kombëtare me disa llogari elektorale.

Çështja Çame në këtë vend ka qenë përherë peng i humorit politik dhe interesave mediokre të lidershipit.

Ndoshta tani që erdhi ora europiane e kësaj tragjedie që kërkon zgjidhje, ata që vendosin shkopinj në rrota ngjajnë më së shumti si Mbreti lakuriq.

https://www.facebook.com/bushi.nuredini?fref=nf&pnref=story.unseen-section

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej